Rreth nesh

AL Petrol me seli në Vragoli (Fushë Kosovë) dhe me deponi në Miradi të Ulët (Dobrevë) është kompani që ofron shërbime në fushën e derivateve.
AL-Petrol është sinonim i kualitetit, korrektësisë dhe sinqeritetit, duke ju shërbyer klientëve për 29 vite rradhazi. Eksperienca përgjatë këtyre viteve në tregun kosovar, e ka bërë kompaninë tonë një brend serioz dhe të besueshëm. Ne jemi furnizuesit e parë dhe më të mëdhenj në vend në fushën e derivateve të naftës.
Puna e AL Petrol daton nga viti 1989, ku filloj funksionin e vet si biznes privat i një pronari të vetëm. Në atë kohë, përkundër vështirësive juridike, AL Petrol ishte kompania e parë e mbajtur privatisht në Kosovë në shitjen e derivateve të naftës. Që nga viti 1989, biznesi operon me aktivitete të importit dhe eksportit, shitjes me shumicë dhe pakicë të produkteve të naftës në tërë Kosovën. Puna e pandalshme përgjatë këtyre viteve, ka bërë që kompania jonë të rritet nga një biznes i vogël, në një kompani me 70 pika të shitjes në tërë Kosovën.
Ne tani kemi edhe deponinë më moderne në Ballkan me kapacitet prej 6 milion litra e furnizuar me derivate të naftës prej kompanive më prestixhioze në botë me cilësi të lartë. Për momentin, furnizuesit kryesor të AL Petrol janë rafinieria OKTA në Maqedoni, Helenit Petrolium në Greqi, biznesi italiano- slloven Eni Slovenija, Lukoil Burgas në Bullgari. Poashtu posedojmë edhe deponinë e gasit (LPG). Tek ne blerëit tanë mund të pajisen me naftë, benzin dhe gas - LPG me çmime të volitshme, me mundësi transporti prej 1000 deri në 35000 litra.
Kompania gjatë këtyre viteve ka arritur të krijojë një rrjet të gjerë të klientëve, në nivel vendor dhe ndërkombtar. Përveç zgjerimit të rrjetit të klientëve, AL Petrol ka zgjeruar edhe fushëveprimtarinë e vet, duke përfshirë këtu fushën e hotelierisë.

image

Për 29 vite, ne arritëm:

Projekte të kompletuara

Pika

Çmime

Partnerë
image

Misioni

Misioni i AL-Petrol është që të ecim përpara duke u rritur çdo ditë e më shumë, për të mbajtur imazhin e një kompanie lider në fushën e derivateve. Qëllimi ynë është që klientëve tanë të ju ofrojmë shërbimet më cilësore në vend, sidomos në industrinë e derivateve por gjithmonë duke pasur parasysh ruajtjen e ambientit.Misioni që kemi vënë para vetës na motivon që ne të punojmë gjithnjë e më shumë për të kontribuar në ekonominë e vendit, të mbajmë përgjegjësi sociale, të përmbushim kërkësat e klientëve dhe të krijojmë një ambient pozitiv të punës në AL-Petrol.

image

Vizioni

Ne punojmë çdo herë e më shumë për vizionin e së ardhmes së shoqërisë dhe kompanisë tonë. Ne duam të jemi ata që krijojnë dhe përcjellin vlera në punë, sjellin cilësi tek klientët dhe të jemi lider në fushëveprimtarinë e derivateve. Puna e palodhshme e stafit të kompanisë bën që AL-Petrol të realizoj gjithmonë qëllimet që ka para vetës, duke qenë çdo herë në shërbim të klientëve.

Analiza të fundit

Finance

Analysis

Marketing

Support

Vlerat tona

Stafi ynë