Historia e kompanisë

Historia e kompanisë

1989

Fillimi

AL Petrol është sinonim i kualitetit, korrektësisë dhe sinqeritetit, duke ju shërbyer klientëve për 29 vite rradhazi. Eksperienca përgjatë këtyre viteve në tregun kosovar, e ka bërë kompaninë tonë një brend serioz dhe të besueshëm. Ne jemi furnizuesit e parë dhe më të mëdhenj në vend në fushën e derivateve të naftës. Puna e AL Petrol daton nga viti 1989, ku filloj funksionin e vet si biznes privat i një pronari të vetëm. Në atë kohë, përkundër vështirësive juridike, AL Petrol ishte kompania e parë e mbajtur privatisht në Kosovë në shitjen e derivateve të naftës. Që nga viti 1989, biznesi operon me aktivitete të importit dhe eksportit, shitjes me shumicë dhe pakicë të produkteve të naftës në tërë Kosovën. Puna e pandalshme përgjatë këtyre viteve, ka bërë që kompania jonë të rritet nga një biznes i vogël, në një kompani me 70 pika të shitjes në tërë Kosovën.

Si mund të ju ndihmojmë?

Na kontaktoni apo na gjeni në pikën më të afërt.

  • Free Call
    +381 (0) 38 566 665
  • Mail Us
    info@alpetrol.com