Al Petrol me shërbim të ri për konsumatorët

Për të qenë sa më afër konsumatorëve të vet, Kompania Lidere e derivateve Al Petrol, sjell për herë të parë në Kosovë një shërbim të ri, numër kontaktues për sugjerime dhe ankesa (0800 500 50). Në këtë numër kontaktues konsumatorët do të mund të telefonojnë falas, për të shprehur sygjerimet apo edhe ankesat eventuale të tyre, i cili do të jetë në dispozicion 24 orë. Thirrjet do të mund të realizohen nga të gjithë operatorët telefonik në Kosovë. Idea për lancimin e këtij shërbimi, sipas menaxhmentit të kësaj kompanie, ka ardhur për të qenë sa më afër konsumatorëve, si dhe në ngritjen e vazhdueshme të cilësisë së shërbimeve. “Kompania jonë është përkushtuar që vazhdimisht të punojë në ngritjen e nivelit të shërbimeve për klientët tanë. Al Petrol, ofron cilësi të derivateve dhe shërbime të nivelit më të lartë, këtë e dëshmojnë edhe çertifikimet e kompanisë me standardet më të larta botërore. Ky shërbim inovativ për vendin tonë, është vazhdimësi e afrimit të kompanisë me kërkesat e konsumatorit”, shpjegon z. Latif Kryeziu, drejtor i AL Petrol. Pra, me këtë shërbim konsumatori i adreson kërkesat direkt tek menaxhmenti i kompanisë dhe në këtë mënyrë siguron që atij t’i ofrohen shërbime korrekte dhe cilësore.

Leave Your Comments

Your email address will not be published.