Derivatet e cilësisë botërore nga OMV tani edhe në AL Petrol

Derivate me cilësi botërore, nga Kompania Austriake OMV, tani në Kosovë – në Al Petrol. Al Petrol do të  ofrojë derivatet e në të gjitha pikat e saj anekënd vendit. Këto produkte janë: Benzini me 100 oktan, si dhe Diesel i pasuruar (MAXX Diesel), njoftojnë përfaqësuesit e kompanisë Al Petrol. “Tanimë përveç furnitorëve tjerë prestigjioz kemi arritur bashkëpunim edhe me kompaninë Austriake OMV, e cila ofron cilësi të derivateve të nivelit botëror. Ky fakt ngrit edhe më tepër cilësinë e produkteve të ofruara nga AL Petrol, të cilat do tu ofrojnë makinave performancë shumë më të mirë, shpenzime më të ulëta dhe më pak ndotje të ambientit”, njoftoi drejtori i kompanisë Al Petrol, z. Lulzim Kryeziu. Kompania Al Petrol, vazhdimisht punon për zhvillimin e saj duke ju  ofruar klientëve  shërbimet më të fundit të nivelit botëror jo vetëm për derivate, por në të gjitha fushat e operimit të saj, duke përfshirë marketet dhe restorantet. Që të bindeni me cilësitë e shërbimeve që ofron Al Petrol, mirëpriteni që të vizitoni një nga pikat e Kompanisë Al Petrol.

Leave Your Comments

Your email address will not be published.