Veterani i arsimit fiton Audi A4 nga AL Petrol

Veterani i arsimit nga komuna e Lipjanit, z. Hajrush Thaçi është fituesi i veturës Audi A4, nga Kompania e derivateve AL Petrol. Fituesi i kësaj veture është përzgjedhur direkt në televizion, në mënyrë që gjithçka të jetë transparente për publikun. Në momentin kur ju dorëzuan çelësat z. Thaçi, i cili ishte i shoqëruar edhe nga familjarët që kishin ardhur edhe nga Gjermania dhe nuk gjenin shprehje për të falënderuar menaxhmentin dhe personelin e AL Petrol, për këtë dhuratë që as nuk e kanë ëndërruar se mund t’a marrin nga dikush. “Nganjëherë njeriu nuk gjen shprehje për me u falënderua, vërtet nuk e kam prit. Ajo çka mund të them është se kam punuar në arsim për 46 vjet dhe tani jam në pension, e në kohën e duhur AL Petrol e shpërbleu punën time në arsim që e kam bërë me kënaqësi për fëmijët e popullit tim”, u shpreh z. Hajrush Thaci. Ai po ashtu ftoi edhe të tjerët që të provojnë derivate nga AL Petrol sepse siç e tha ai përveç se ka fituar besimin në cilësi është e rëndësishme se ka fituar besim edhe në sasi.

Leave Your Comments

Your email address will not be published.