Pikat e derivateve

Pikat e derivateve

Produktet e ofruara nga Al Petrol janë produktet e derivateve si nafta, benzina, gazi, lubrifikantët etj. Këto produkte të cilat shiten në Kosovë janë të cilësisë së lartë.

Ato importohen nga rafinieri të njohura të kësaj industrie dhe i plotësojnë standardet më të larta perëndimore – standardet e BE-së.

Çdo produkt i naftës që importohet nga Al-Petrol ruhet në depot ekzistuese të kompanisë, përveç rasteve kur ato shpërndahen drejtpërdrejt, varësisht nga kërkesat e kontraktuara. Njëra ndër deponitë kryesore ndodhet në Miradi. Kjo deponi e produkteve të naftës ka kapacitet prej 5.5 milion litrave dhe qarkullim vjetor rreth 75 milion euro.

AL Petrol po ashtu importon derivatet e njohura Shell and Kristal. Këto produkte mund t’i gjeni në çdo pikë të Al-Petrol në Kosovë. Transporti i produkteve realizohet përmes cisternave që janë pronë e kompanisë. AL Petrol ka 35 cisterna të mëdha me kapacitet deri në 15 ton. Po ashtu ka edhe 11 cisterna me kapacitet deri në 15 ton dhe 2 cisterna me kapacitet deri në 1 ton të cilat përdoren për shërbime lëvizëse të lira me një rreze prej 5 kilometrave. Cisternat kontrollohen çdo vit nga kompani të specializuara në këtë sektor.


Warning: array_filter() expects parameter 1 to be array, string given in /home/content/21/10136121/html/wp-content/plugins/finsult_custom_post/single/single-service.php on line 38