Al Petrol ndihmon familjet në prag të festës së Fitër Bajramit

Kompania Al Petrol në bashkëpunim me Komunën e Fushë Kosovës, në prag të Festës së Fitër Bajramit, bën shpërndarjen e pakove me ushqim për familjet në asistencë sociale në këtë komunë, për të vazhduar ditën në vijim në Komunën e Malishevës dhe gjetiu. Arsyeja pse është vendosur që ndihmat të shpërndahet fillimisht në këto dy lokacione është ngase Malisheva dhe Fushë Kosova janë dy vende ku lista e personave me asistencë sociale është shumë e gjatë, shpjeguan përgjegjësit e këtij organizimi. “Në Komunën e Fushë Kosovës gjendja sociale e një pjese të konsiderueshme të familjeve është shumë e rëndë. Ne si komunë mundohemi t’ju ndihmojmë por nuk kemi buxhet të mjaftueshëm dhe nuk ja dalim sepse kemi rritje të vazhdueshme të kësaj kategorie. Andaj ndihmat si kjo e sotmja janë të mirëseardhura dhe shumë domethënëse ”, tha Mimoza Kolshi, drejtoreshë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, në Komunën e Fushë Kosovës. Ndërkaq, përfaqësuesit e kompanisë Al Petrol, bënë thirrje që të tregohemi solidar dhe ti ndihmojmë familjet me nevojë jo vetëm për festa por kjo të ndodh vazhdimisht. “Veçanërisht janë festat ato të cilat po mundohemi që edhe familjeve me nevojë t’ua mundësojmë ti shijojnë ato si çdo familje tjetër. Edhe këto familje që po i shohim këtu e edhe të gjithë familjet tjera meritojnë të shijojnë festat andaj mos ti harrojmë asnjëherë. Të punojmë bashkërisht për një të ardhme më të mirë për të gjithë”, bëri thirrje gjatë shpërndarjes së ndihmave, z. Latif Kryeziu, president i kompanisë Al Petrol. Z. Kryeziu po ashtu njoftoi që ditën në vijim do të vazhdohet me shpërndarjen e ndihmave edhe në Komunën e Malishevës. Ndërkaq, ndihmë për popullin e Kosovës, Al Petrol ofron vazhdimisht e në forma të ndryshme përfshirë edhe ndërtimin e shtëpive për skamnor dhe ofrimin e bursave për studentë në tërë territorin e Kosovës.

Leave Your Comments

Your email address will not be published.