Al Petrol shpërblen gratë në Ditën Ndërkombëtare të Gruas

Në ditën ndërkombëtare të gruas, Al Petrol ka shënuar këtë festë përmes një loje shpërblyese. Pesë gra janë shpërblyer me tufa lulesh si dhe një bono me derivate, me qëllim për të respektuar rolin e gruas në familje dhe shoqëri. Përfaqësuesit e Al Petrol kanë thënë se 8 Marsi është një ditë e veçantë për të gjitha gratë meqë është një mundësi për to të ngrisin zërin për fuqizimin e tyre në shoqëri. Me këtë rast, Al Petrol ka shpërblyer disa gra që janë bërë pjesë e lojës shpërblyese, me një dhuratë simbolike. Loja shpërblyese është realizuar gjatë ditës së djeshme në dy pika të kompanisë Al Petrol, në Veternik dhe Shkabaj, përmes një emisioni direkt në radio.
Al Petrol inkurajon të gjitha gratë që të jenë aktive dhe të kenë role vendimmarrëse në shoqëri duke shpresuar që diskriminimi dhe dhuna ndaj tyre të zhduket.

Leave Your Comments

Your email address will not be published.